-
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Lucas 13:16|
A nuk duhej, pra, të zgjidhej nga këto pranga, ditën e shtunë, kjo që është bijë e Abrahamit dhe që Satani e mbajti lidhur prej tetëmbëdhjetë vjetësh?'.
-
17
|Lucas 13:17|
Dhe, kur ai thoshte këto gjëra, të gjithë kundërshtarët e tij mbetën të turpëruar, ndërsa mbarë turma gëzohej për të gjitha veprat madhështore që ai kishte kryer.
-
18
|Lucas 13:18|
Atëherë ai tha: "Kujt i përngjan mbretëria e Perëndisë, me se ta krahasoj?
-
19
|Lucas 13:19|
I ngjan kokrrës së sinapit, që një njeri e mori dhe e hodhi në kopshtin e vet; pastaj u rrit dhe u bë një pemë e madhe, dhe zogjtë e qiellit erdhën e kërkuan strehë në degët e saj'.
-
20
|Lucas 13:20|
Pastaj tha përsëri: "Me se ta krahasoj mbretërinë e Perëndisë?
-
21
|Lucas 13:21|
Ajo i ngjan majasë që e merr një grua dhe e përzien me tri masa mielli deri sa të mbruhet i gjithë'.
-
22
|Lucas 13:22|
Dhe ai kalonte nëpër qytete dhe fshatra duke mësuar, e kështu po i afrohej Jeruzalemit.
-
23
|Lucas 13:23|
Dhe një njeri e pyeti: "Zot, a janë pak ata që do të shpëtohen?'. Ai u tha atyre:
-
24
|Lucas 13:24|
'Përpiquni të hyni nëpër derë të ngushtë, sepse unë po ju them se shumë do të kërkojnë të hyjnë dhe nuk do të munden.
-
25
|Lucas 13:25|
Kur i zoti i shtëpisë është çuar dhe ka mbyllur derën, ju atëherë, që keni mbetur jashtë, do të filloni të trokitni në derë duke thënë: "Zot, Zot, na e hap". Por ai, duke u përgjigjur, do të thotë: "Nuk e di nga vini".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7