-
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|Lucas 13:6|
Atëherë ai tha këtë shëmbëlltyrë: "Një njeri kishte një fik të mbjellë në vreshtin e tij; ai erdhi e kërkoj fryte, por nuk gjeti.
-
7
|Lucas 13:7|
Atëherë i tha vreshtarit: "Ja, u bënë tre vjet tashmë që unë vij e kërkoi frytin e këtij fiku dhe s´po gjej; preje; pse të zërë kot tokën?".
-
8
|Lucas 13:8|
Por ai u përgjigj dhe tha: "Zot, lëre edhe këtë vit, që ta punoj përreth dhe t´i hedh pleh
-
9
|Lucas 13:9|
dhe, po dha fryt, mirë; përndryshe, pastaj do ta presësh"'. Shërimi i një gruaje të paralizuar
-
10
|Lucas 13:10|
Një të shtunë Jezusi po mësonte në një sinagogë.
-
11
|Lucas 13:11|
Dhe ja, ishte një grua, e cila prej tetëmbëdhjetë vjetësh kishte një frymë lëngate, dhe ajo ishte krejt e kërrusur dhe në asnjë mënyrë nuk drejtohej dot.
-
12
|Lucas 13:12|
Dhe kur Jezusi e pa, e thirri pranë vetes dhe i tha: "O grua, ti je e liruar nga lëngata jote'.
-
13
|Lucas 13:13|
Dhe i vuri duart mbi të dhe ajo u drejtua menjëherë, dhe përlëvdonte Perëndinë.
-
14
|Lucas 13:14|
Por kryetari i sinagogës, i indinjuar sepse Jezusi kishte shëruar ditën e shtunë, iu drejtua turmës dhe i tha: "Gjashtë janë ditët kur duhet të punohet; ejani, pra, të shëroheni në ato ditë dhe jo ditën e shtunë'.
-
15
|Lucas 13:15|
Atëherë Zoti u përgjigj dhe tha: "Hipokritë! A nuk e zgjidh secili nga ju të shtunave nga grazhdi kaun e vet, ose gomarin e ta çojë për të pirë?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7