-
-
Bibla Shqiptare
-
-
26
|Lucas 13:26|
Atëherë do të filloni të thoni: "Po ne hëngrëm dhe pimë me ty dhe ti mësove ndër rrugët tona".
-
27
|Lucas 13:27|
Por ai do thotë: "Unë po ju them se nuk di nga vini; largohuni nga unë, të gjithë ju që bëni paudhësi".
-
28
|Lucas 13:28|
Atje do të jetë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh, kur të shihni Abrahamin, Isakun, Jakobin dhe gjithë profetët në mbretërinë e Perëndisë, ndërsa ju do të dëboheni përjashta.
-
29
|Lucas 13:29|
Dhe do të vijnë nga lindja e nga perëndimi, nga veriu dhe nga jugu, dhe do të ulen në tryezë në mbretërinë e Perëndisë.
-
30
|Lucas 13:30|
Dhe ja, disa ndër të fundit do të jenë të parët, dhe disa nga të parët do të jenë të fundit'.
-
31
|Lucas 13:31|
Po në atë ditë disa farisenj erdhën dhe i thanë: "Nisu dhe largohu prej këtej, sepse Herodi do të të vrasë'.
-
32
|Lucas 13:32|
Dhe ai u përgjigj atyre: "Shkoni e i thoni asaj dhelpre: "Ja, sot dhe nesër po dëboj demonë dhe kryej shërime, dhe të tretën ditë po i jap fund punës sime".
-
33
|Lucas 13:33|
Por sot, nesër e pasnesër më duhet të ec, sepse nuk mundet që një profet të vdesë jashtë Jeruzalemit.
-
34
|Lucas 13:34|
Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetet dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë desha t´i mbledh bijtë e tu sikurse klloçka i mbledh nën krahë zogjtë e vet, por ju nuk deshët!
-
35
|Lucas 13:35|
Ja, shtëpia juaj ju lihet e shkretë. Dhe unë po ju them se nuk do të më shihni më deri sa të vijë koha të thoni: "Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit"'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7