-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Lucas 14:21|
Kështu shërbëtori u kthye dhe ia dëftoi të gjitha zotit të vet. Atëherë i zoti i shtëpisë, plot zemërim, i tha shërbëtorit të vet: "Shpejt, shko nëpër sheshet dhe nëpër rrugët e qytetit e sill këtu lypës, sakatë, të çalë dhe të verbër".
-
22
|Lucas 14:22|
Pastaj shërbëtori i tha: "Zot, u bë ashtu siç urdhërove ti, por ka vend edhe më".
-
23
|Lucas 14:23|
Atëherë zoti i tha shërbëtorit: "Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime.
-
24
|Lucas 14:24|
Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time"'.
-
25
|Lucas 14:25|
Dhe turma të mëdha shkonin me të. Ai u kthye nga ata dhe tha:
-
26
|Lucas 14:26|
'Nëse ndokush vjen tek unë dhe nuk urren babanë e vet dhe nënën e vet, gruan dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat, madje edhe jetën e vet, nuk mund të jetë dishepulli im.
-
27
|Lucas 14:27|
Dhe kush nuk e mbart kryqin e vet dhe nuk më ndjek, nuk mund të jetë dishepulli im.
-
28
|Lucas 14:28|
Kush nga ju, pra, kur do të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë të llogaritë shpenzimet, për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta mbaruar?
-
29
|Lucas 14:29|
Që atëherë, kur t´i ketë hedhur themelet e të mos mundë ta përfundojë, të gjithë ata që e shohin, të mos fillojnë e të tallen,
-
30
|Lucas 14:30|
duke thënë: "Ky njeri filloi të ndërtojë e nuk mundi ta përfundojë".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7