-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
45
|Levítico 14:45|
Prandaj do ta shëmbë shtëpinë dhe do t´i çojë gurët, lëndën e drurit dhe suvanë jashtë qytetit, në një vend të papastër.
-
46
|Levítico 14:46|
Përveç kësaj kushdo që hyn në shtëpi gjatë gjithë kohës që mbeti e mbyllur, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
-
47
|Levítico 14:47|
Kush fle në shtëpi, do të lajë rrobat e tij; po kështu ai që ha në shtëpi do të lajë rrobat e tij.
-
48
|Levítico 14:48|
Por në qoftë se prifti hyn në shtëpi dhe e kontrollon, dhe plaga nuk është përhapur në shtëpi pasi është suvatuar, prifti do ta shpallë atë të pastër, sepse plaga është shëruar.
-
49
|Levítico 14:49|
Pastaj, për të pastruar shtëpinë, do të marrë dy zogj, dru kedri, skarlat dhe hisop;
-
50
|Levítico 14:50|
do të therë pastaj një nga zogjtë në një enë argjili me ujë të rrjedhshëm;
-
51
|Levítico 14:51|
dhe do të marrë drurin e kedrit, hisopin, skarlatin dhe zogun e gjallë, dhe do t´i zhytë në gjakun e zogut të therur dhe në ujë të rrjedhshëm, dhe do ta spërkatë shtëpinë shtatë herë.
-
52
|Levítico 14:52|
Kështu do ta pastrojë shtëpinë me gjakun e zogut, me ujin e rrjedhshëm, me zogun e gjallë, me drurin e kedrit, me hisopin dhe me skarlatin;
-
53
|Levítico 14:53|
por do ta lërë zogun të ikë i lirë jashtë qytetit, nëpër fusha; kështu do të bëjë shlyerjen, për shtëpinë, dhe kjo do të jetë e pastër.
-
54
|Levítico 14:54|
Ky është ligji për çdo plagë të lebrës dhe të qeres,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Mateo 5-7