-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
25
|Levítico 16:25|
Pastaj do të tymosë mbi altar dhjamin e flijimit për mëkatin.
-
26
|Levítico 16:26|
Ai që e ka lëshuar cjapin, e zgjedhur si cjap fajshlyes, do të lajë rrobat e tij dhe trupin e tij me ujë dhe, mbas kësaj mund të kthehet në kamp.
-
27
|Levítico 16:27|
Do të çohen pas kësaj jashtë kampit demi i vogël i flijimit për mëkatin dhe cjapi i flijimit për mëkatin, gjaku i të cilit është çuar në shenjtërore për të bërë shlyerjen; dhe do të djegin në zjarr lëkurët, mishin dhe ndyrësitë e tyre.
-
28
|Levítico 16:28|
Pastaj ai që i djeg do të lajë rrobat dhe trupin e tij me ujë; pas kësaj, ai mund të kthehet në kamp.
-
29
|Levítico 16:29|
Ky do të jetë për ju një ligj i përjetshëm: në muajin e shtatë, ditën e dhjetë të muajit, do të përulni shpirtrat tuaj dhe nuk do të kryeni asnjë punë, as ai që ka lindur në vend as i huaji që banon midis jush.
-
30
|Levítico 16:30|
Sepse atë ditë prifti do të bëjë shlyerjen për ju, për t´ju pastruar, me qëllim që të jeni të pastruar nga tërë mëkatet tuaja përpara Zotit.
-
31
|Levítico 16:31|
Éshtë për ju një e shtunë madhështore pushimi dhe ju do të përulni shpirtrat tuaj; është një ligj i përjetshëm.
-
32
|Levítico 16:32|
Prifti, që është vajosur dhe që është shenjtëruar për të shërbyer si prift në vend të atit të tij, do të bëjë shlyerjen dhe do të veshë rrobat prej liri, rrobat e shenjta.
-
33
|Levítico 16:33|
Ai do të bëjë shlyerjen për shenjtëroren e shenjtë; do të bejë shlyerjen për çadrën e mbledhjes dhe për altarin, do të bëjë njëkohësisht shlyerjen për priftërinjtë dhe për tërë popullin e asamblesë.
-
34
|Levítico 16:34|
Ky do të jetë për ju një ligj i përjetshëm, për të shlyer mëkatet e bijve të Izraelit për të gjitha mëkatet e tyre, një herë në vit". Dhe Moisiu bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 6-8