-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|Levítico 20:18|
Në rast se dikush bie në shtrat me një grua gjatë kohës së zakoneve të saj dhe zbulon lakuriqësinë e saj, ai ka zbuluar fluksin e saj dhe ajo ka zbuluar fluksin e gjakut të vet; që të dy do të shfarosen në mes të popullit të tyre.
-
19
|Levítico 20:19|
Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së nënës sate ose të motrës së atit tënd, sepse në këtë mënyrë zbulohet lakuriqësia e një të afërmi të një gjaku; që të dy do të mbajnë dënimin e paudhësisë së tyre.
-
20
|Levítico 20:20|
Në qoftë se dikush bie në shtrat me gruan e ungjit të tij, ai zbulon lakuriqësinë e ungjit të tij; që të dy do të mbajnë dënimin për mëkatin e tyre; do të vdesin pa fëmijë.
-
21
|Levítico 20:21|
Në qoftë se dikush merr gruan e vëllait të tij, kjo është një gjë e papastër; ai ka zbuluar lakuriqësinë e vëllait të tij; nuk do të kenë fëmijë.
-
22
|Levítico 20:22|
Do të respektoni, pra, të gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t´i vini në zbatim, me qëllim që vendi ku po ju çoj të banoni të mos ju vjellë jashtë.
-
23
|Levítico 20:23|
Dhe nuk do të ndiqni zakonet e kombeve që unë po bëhem gati t´i përzë përpara jush; ata i kanë bërë tërë këto gjëra, prandaj unë i urrej.
-
24
|Levítico 20:24|
Por juve ju thashë: Ju do të shtini në dorë vendin e tyre; do t´ju jap si pronë; është një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju ka ndarë nga popujt e tjerë.
-
25
|Levítico 20:25|
Do të dalloni, pra, kafshët e pastra nga ato të papastra, zogjtë e pastër nga ata të papastër, dhe nuk do bëheni të neveritshëm duke ngrënë kafshë, zogj o çfarëdo gjë që hiqet zvarrë mbi tokë dhe që unë i kam veçuar për ju si të papastra.
-
26
|Levítico 20:26|
Dhe do të jeni të shenjtë për mua, sepse unë, Zoti, jam i shenjtë, dhe ju kam ndarë nga popujt e tjerë me qëllim që të jeni të mitë.
-
27
|Levítico 20:27|
Në qoftë se një burrë apo një grua është medium apo magjistar, ata do të dënohen pa tjetër me vdekje; do t´i vrisni me gurë; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 4-5