-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
5
|Números 7:5|
"Prano këto gjëra prej tyre për t´i përdorur në shërbim të çadrës së mbledhjes, dhe do t´ua japësh Levitëve, secilit simbas shërbimit që ka".
-
6
|Números 7:6|
Moisiu mori, pra, qerret dhe qetë dhe ua dha Levitëve.
-
7
|Números 7:7|
Dy qerre dhe katër qe ua dha bijve të Gershonit simbas shërbimit të tyre;
-
8
|Números 7:8|
katër qerre dhe tetë qe ua dha bijve të Merarit simbas shërbimit të tyre, nën mbikqyrjen e Ithamarit, birit të priftit Aaron;
-
9
|Números 7:9|
por bijve të Kehathit nuk u dha asgjë, sepse ishin ngarkuar me shërbimin e objekteve të shenjta, që ata i mbanin mbi shpatulla.
-
10
|Números 7:10|
Prijësit e paraqitën ofertën e tyre për kushtimin e altarit, ditën kur u vajos; kështu prijësit paraqitën ofertën e tyre para altarit.
-
11
|Números 7:11|
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Prijësit do ta paraqesin ofertën e tyre një në ditë për kushtimin e altarit".
-
12
|Números 7:12|
Ai që e paraqiti ofertën e tij ditën e parë ishte Nahshoni, bir i Aminadabit, nga fisi i Judës;
-
13
|Números 7:13|
ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,
-
14
|Números 7:14|
një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 18-19