-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
22
|Números 6:22|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
-
23
|Números 6:23|
"Folu Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ju do t´i bekoni kështu bijtë e Izraelit, duke u thënë:
-
24
|Números 6:24|
"Zoti të të bekojë dhe të të ruajë!
-
25
|Números 6:25|
Zoti të bëjë që të shkëlqejë fytyra e tij mbi trupin tënd dhe të tregohet i mbarë me ty!
-
26
|Números 6:26|
Zoti të kthejë fytyrën e tij mbi ty dhe të të sjellë paqe!".
-
27
|Números 6:27|
Kështu do ta vënë emrin tim mbi bijtë e Izraelit dhe unë do t´i bekoj".
-
1
|Números 7:1|
Kur Moisiu mbaroi ndërtimin e tabernakullit, e vajosi dhe e shenjtëroi me gjithë pajisjet e tij, ai vajosi gjithashtu altarin dhe të gjitha orenditë e tij; kështu ai i vajosi dhe i shenjtëroi.
-
2
|Números 7:2|
Pastaj prijësit e Izraelit, të parët e shtëpive të etërve të tyre, që ishin prijësit e fiseve dhe ishin në krye të atyre që u regjistruan, paraqitën një ofertë
-
3
|Números 7:3|
dhe e çuan ofertën e tyre para Zotit: gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe, një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin prej tyre; dhe i ofruan para tabernakullit.
-
4
|Números 7:4|
Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 18-19