-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
23
|Números 5:23|
Pastaj prifti do t´i shkruajë këto mallkime mbi një rrotull dhe do t´i zhdukë në ujin e hidhur.
-
24
|Números 5:24|
Pas kësaj do t´i japë gruas për të pirë ujë të hidhur që sjell mallkimin dhe ky ujë që sjell mallkimin do të hyjë në të për të prodhuar hidhërim;
-
25
|Números 5:25|
pastaj prifti do të marrë nga duart e gruas blatimin e ushqimit për xhelozinë, do ta tundë blatimin para Zotit dhe do t´ia ofrojë në altar;
-
26
|Números 5:26|
prifti do të marrë nga duart e gruas një grusht të blatimit ushqimor si kujtim dhe do ta tymosë mbi altar; pastaj do t´i japë gruas ujë për të pirë.
-
27
|Números 5:27|
Mbas pirjes së ujit, do të ndodhë që, në se ajo është fëlliqur dhe ka kryer një pabesi ndaj burrit të saj, uji që sjell mallkimin do të hyjë në trupin e saj për të prodhuar hidhërim; barku i saj do të fryhet, ijët e saj do të dobësohen dhe ajo grua do të bëhet një mallkim në mes të popullit të saj.
-
28
|Números 5:28|
Por në qoftë se gruaja nuk është fëlliqur dhe është e pastër, ajo do të njihet si e pafajshme dhe do të ketë fëmijë.
-
29
|Números 5:29|
Ky është ligji për xhelozinë, në rastin kur gruaja, duke qenë e martuar me një burrë, merr rrugë të keqe dhe fëlliqet,
-
30
|Números 5:30|
ose në rastin kur ndjenja e xhelozisë e zë një burrë dhe ky bëhet xheloz për gruan e tij; ai do ta paraqesë gruan e tij para Zotit dhe prifti do të zbatojë me të plotësisht këtë ligj.
-
31
|Números 5:31|
Bashkëshorti nuk do të ketë asnjë faj, por e shoqja do të marrë dënimin e paudhësisë së saj".
-
1
|Números 6:1|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 18-19