-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|Números 5:13|
dhe një burrë ka marrëdhënie seksuale me të, por kjo gjë është bërë fshehurazi nga burri i saj; kur fëlliqësia e saj mbetet e fshehtë, sepse nuk ka asnjë dëshmitar kundër saj dhe nuk është kapur në flagrancë,
-
14
|Números 5:14|
në qoftë se një ndjenjë zilie e zë dhe bëhet xheloz për gruan e tij që është fëlliqur; ose në qoftë se një ndjenjë zilie e zë dhe ai bëhet xheloz për gruan e tij edhe sikur ajo të mos jetë fëlliqur,
-
15
|Números 5:15|
burri do ta çojë gruan e tij te prifti dhe do t´i japë atij një ofertë për atë: një të dhjetën e një efe miell elbi; nuk do t´i derdhë sipër vaj ulliri as do t´i vërë sipër temjan, sepse është një blatim ushqimor për xhelozi, një blatim përkujtimor, i caktuar për të kujtuar një faj.
-
16
|Números 5:16|
Prifti do ta afrojë gruan dhe do ta mbajë më këmbë përpara Zotit.
-
17
|Números 5:17|
Pastaj prifti do të marrë ujë të shenjtë nga një enë prej dheu; do të marrë gjithashtu ca pluhur që ndodhet mbi dyshemenë e tabernakullit dhe do ta hedhë në ujë.
-
18
|Números 5:18|
pastaj prifti do ta mbajë në këmbë gruan para Zotit, do t´i zbulojë kokën dhe do të vërë në duart e saja blatimin përkujtimor, që është blatimi ushqimor për xhelozinë, ndërsa prifti do të mbajë në dorë ujin e hidhur që sjell mallkimin.
-
19
|Números 5:19|
Pastaj prifti do ta vërë gruan të betohet dhe do t´i thotë: "Në qoftë se asnjë burrë s´ka rënë në shtrat me ty dhe nuk je larguar nga rruga e drejtë për t´u fëlliqur, ndërsa ishe e martuar me burrin tënd, je e përjashtuar nga çdo efekt i dëmshëm i këtij uji të hidhur që sjell mallkimin.
-
20
|Números 5:20|
Por në se ti je shthurur, ndërsa ishe e martuar me burrin tënd, dhe je fëlliqur me një burrë që nuk është bashkëshorti yt ka pasur marrëdhënie seksuale me ty",
-
21
|Números 5:21|
atëherë prifti do ta vërë gruan të betohet me një betim mallkimi dhe do t´i thotë: "Zoti të bëftë objekt mallkimi dhe nëme midis popullit tënd, kur do të bëjë të të dobësohen ijet dhe të fryhet barku yt;
-
22
|Números 5:22|
dhe ky ujë që sjell mallkimin hyftë në zorrët e tua, të bëftë të fryhet barku yt dhe dobësoftë ijet e tua!". Dhe gruaja do të thotë: "Amen! Amen!".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 18-19