-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
3
|Números 5:3|
Dëboni jashtë kampit qoftë meshkujt, qoftë femrat; do t´i dëboni jashtë kampit për të mos ndotur kampin në mes të të cilit unë banoj".
-
4
|Números 5:4|
Dhe bijtë e Izraelit vepruan ashtu dhe i nxorën jashtë kampit. Ashtu si i kishte folur Zoti Moisiut, kështu vepruan bijtë e Izraelit.
-
5
|Números 5:5|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
-
6
|Números 5:6|
"Thuaju bijve të Izraelit: Kur një burrë apo një grua bën çfarëdo lloj fyerje kundër një njeriu, duke vepruar kështu kryen një mëkat kundër Zotit, dhe ky person bëhet fajtor;
-
7
|Números 5:7|
ai do ta njohë fyerjen që ka bërë dhe do të shpërblejë plotësisht dëmin e bërë, duke i shtuar një të pestën dhe duke ia dhënë personit që ka fyer.
-
8
|Números 5:8|
Por në rast se ky nuk ka ndonjë të afërm person të një gjaku të cilit mund t´i bëhet shpërblimi për fyerjen e kryer, shpërblimi do t´i shkojë Zotit për priftin, veç dashit fajshlyes, me të cilin do të bëhet shlyerja për të.
-
9
|Números 5:9|
Çdo ofertë e ngritur e çfarëdo gjëje të shenjtëruar që bijtë e Izraelit i paraqesin priftit, do t´i përkasë këtij.
-
10
|Números 5:10|
Sendet që dikush shenjtëron do të jenë të priftit; atë që dikush i jep priftit, do t´i përkasë këtij".
-
11
|Números 5:11|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
-
12
|Números 5:12|
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Në qoftë se një grua i dredhon burrit të saj dhe kryen një pabesi kundrejt tij,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 18-19