-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Números 17:11|
Moisiu veproi ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.
-
12
|Números 17:12|
Bijtë e Izraelit i folën pastaj Moisiut, duke i thënë: "Ja, po vdesim, kemi marrë fund, të gjithë kemi marrë fund!
-
13
|Números 17:13|
Kushdo që i afrohet tabernakullit të Zotit, vdes; duhet të vdesim të gjithë?".
-
1
|Números 18:1|
Pastaj Zoti i tha Aaronit: "Ti, bijtë e tu, dhe shtëpia e atit tënd bashkë me ty, do të mbani barrën e paudhësive të kryera kundër shenjtërores, dhe ti e bijtë e tu do të mbani barrën e paudhësive të kryera gjatë ushtrimit të priftërisë suaj.
-
2
|Números 18:2|
Do të afrosh gjithashtu vëllezërit e tu, fisin e Levit, fisin e atit tënd, me qëllim që të bashkohen me ty dhe të të shërbejnë, kur ti dhe bijtë e tu do të jeni para çadrës së dëshmisë.
-
3
|Números 18:3|
Ata do të të shërbejnë ty dhe do të kryejnë tërë detyrat e çadrës; por nuk do t´u afrohen orendive të shenjtërores dhe altarit, përndryshe do të vdisni së bashku, ti dhe ata.
-
4
|Números 18:4|
Ata do të bashkohen me ty dhe do të kryejnë të gjitha detyrat e çadrës së mbledhjes që lidhen me punën në çadër, por asnjë i huaj nuk do t´ju afrohet juve.
-
5
|Números 18:5|
Ju do të kryeni, pra, shërbimin e shenjtërores dhe të altarit, që të mos ketë më zemërim kundër bijve të Izraelit.
-
6
|Números 18:6|
Ja, unë vetë mora vëllezërit tuaj, Levitët, nga mesi i bijve të Izraelit; ata ju janë dhënë dhuratë nga Zoti për të kryer shërbimet e çadrës së mbledhjes.
-
7
|Números 18:7|
Por ti dhe bijtë e tu do të ushtroni priftërinë tuaj për të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me altarin dhe që ndodhen matanë velit; dhe do të kryeni shërbimin tuaj. Unë ju jap priftërinë tuaj si një dhuratë për shërbimin, por i huaji që do të afrohet do të vritet".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 12-14