-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Números 18:8|
Zoti i foli akoma Aaronit, duke i thënë: "Ja, unë të besoj kujdesin e ofertave të mia të larta, të të gjitha gjërave të shenjtëruara të bijve të Izraelit; t´i jap ty dhe bijve të tu si një statut të përjetshëm për shkak të vajosjes suaj.
-
9
|Números 18:9|
Kjo do të të takojë nga gjërat shumë të shenjta të pakonsumuara në zjarr: të gjitha ofertat e tyre, domethënë çdo blatim ushqimor, çdo flijim për mëkatin dhe çdo flijim për shkeljen e bërë që do të më paraqesin, janë gjëra shumë të shenjta që të përkasin ty dhe bijve të tu.
-
10
|Números 18:10|
Do t´i hash në vend shumë të shenjtë; do t´i hajë çdo mashkull; do të jenë për ty gjëra të shenjta.
-
11
|Números 18:11|
Do të të përkasin ty edhe këto: dhuratat që bijtë e Izraelit do të paraqesin për ngritje dhe të gjitha ofertat e tyre të tundura; unë t´i jap ty, bijve të tu dhe bijave të tua, si një statut i përjetshëm. Kushdo që është i pastër në shtëpinë tënde mund t´i hajë.
-
12
|Números 18:12|
Pjesa më e mirë e vajit, e mushtit dhe e grurit, prodhimet e para që i japin Zotit, unë t´i jap ty.
-
13
|Números 18:13|
Prodhimet e para të të gjitha gjërave që prodhon toka dhe që ata i paraqesin Zotit, do të jenë tuajat. Kushdo që është i pastër në shtëpinë tënde mund t´i hajë.
-
14
|Números 18:14|
Çdo gjë e shenjtëruar në Izrael do të jetë jotja.
-
15
|Números 18:15|
Çdo pjellje e parë e çdo mishi që ata do t´i ofrojnë Zotit, qoftë të njerëzve ashtu dhe të kafshëve, do të jetë jotja; por me siguri do të shpengosh të parëlindurin e njeriut dhe do të shpengosh pjelljen e parë të kafshëve të papastra.
-
16
|Números 18:16|
Dhe ata që duhet të shpengosh, do t´i shpengosh në moshën një muajsh, simbas vlerësimit tënd, për pesë sikla argjendi, simbas siklit të shenjtërores, që është njëzet gere.
-
17
|Números 18:17|
Por nuk do të shpengosh pjelljen e parë të lopës, të deles dhe të dhisë; janë gjëra të shenjta; do të spërkatësh gjakun e tyre mbi altarin dhe do të tymosësh dhjamin e tyre si flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Eclesiastés 5-8