-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|Números 19:6|
Pastaj prifti do të marrë dru kedri, hisopi dhe copë të kuqërremtë dhe do t´i hedhë në mes të zjarrit që po djeg mëshqerrën.
-
7
|Números 19:7|
Pastaj prifti do të lajë rrobat e tij dhe trupin me ujë dhe do të kthehet në kamp; prifti do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
-
8
|Números 19:8|
Edhe ai që ka djegur mëshqerrën do të lajë rrobat e tij dhe trupin me ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
-
9
|Números 19:9|
Një njeri i pastër do të mbledhë hirin e mëshqerrës dhe do ta depozitojë jashtë kampit në një vend të pastër, ku do të ruhet për asamblenë e bijve të Izraelit si një pastrim: shërben për t´u pastruar nga mëkati.
-
10
|Números 19:10|
Dhe ai që ka grumbulluar hirin e mëshqerrës, duhet të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Ky do të jetë një statut i përjetshëm për bijtë e Izraelit dhe për të huajin që banon midis tyre.
-
11
|Números 19:11|
Kush prek një trup të vdekur të çfarëdo personi do të jetë i papastër shtatë ditë.
-
12
|Números 19:12|
Ai do të pastrohet me atë ujë ditën e tretë dhe të shtatë, dhe do të jetë i pastër; por në rast se nuk pastrohet ditën e tretë dhe të shtatë, nuk do të jetë i pastër.
-
13
|Números 19:13|
Kushdo që prek trupin e një personi të vdekur dhe nuk pastrohet, ndot banesën e Zotit, ky person do të shfaroset nga gjiri i Izraelit. Me qenë se uji i pastrimit nuk u spërkat mbi të, ai është i papastër; papastërtia e tij është akoma mbi të.
-
14
|Números 19:14|
Ky është një ligj për atë që vdes në një çadër: kushdo që hyn në çadër dhe kushdo që është në çadër do të jenë të papastër për shtatë ditë.
-
15
|Números 19:15|
Dhe çdo enë e hapur, mbi të cilën nuk është vënë kapaku, do të jetë e papastër.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 12-14