-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Romanos 11:11|
Unë them, pra: "Mos u penguan, që të rrëzohen? Aspak; por me anë të rrëzimit të tyre u erdhi shpëtimi johebrenjve, që t´i shtjerë ata në xhelozi.
-
12
|Romanos 11:12|
Edhe nëse rrëzimi i tyre është fitim për botën dhe pakësimi i tyre është fitim për johebrenjtë, sa më tepër do të jetë mbushullia e tyre?
-
13
|Romanos 11:13|
Sepse unë po ju flas juve, johebrenjve, duke qenë se jam apostulli i johebrenjve; dhe unë e nderoj shërbesën time,
-
14
|Romanos 11:14|
për të provuar se në ndonjë mënyrë mund t´i provokoj se mos i shtie në zili ata që janë mishi im edhe shpëtoj disa prej tyre.
-
15
|Romanos 11:15|
Sepse, në qoftë se refuzimi i tyre është pajtim për botën, ç´do të jetë ripranimi i tyre, përveç se kalimi prej vdekjes në jetë?
-
16
|Romanos 11:16|
Edhe po të jenë pemët e para të shenjta, edhe e tëra është e shenjtë; dhe po të jetë rrënja e shenjtë, edhe degët janë të shenjta.
-
17
|Romanos 11:17|
Edhe sikur të këputen disa degë, ti që ishe ullastër u shartove në vend të tyre dhe u bëre pjestar i rrënjës dhe i majmërisë së drurit të ullirit,
-
18
|Romanos 11:18|
mos u mburr kundër degëve: por nëse mburresh kundër tyre, mos harro se nuk e mban ti rrënjën, po rrënja të mban ty.
-
19
|Romanos 11:19|
Do të thuash, pra: "Degët u prenë që të shartohem unë'.
-
20
|Romanos 11:20|
Mirë, ato u prenë për mosbesimin, por ti qëndron për shkak të besimit; mos u kreno, por druaj.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7