-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Romanos 11:21|
Sepse nëse Perëndia nuk i kurseu degët natyrore, shiko se mos nuk të kursen edhe ty.
-
22
|Romanos 11:22|
Shih, pra, mirësinë dhe rreptësinë e Perëndisë: rreptësinë mbi ata që u rrëzuan, dhe mirësinë ndaj teje, në qoftë se ti do të ngulmosh në mirësi, përndryshe edhe ti do të këputesh.
-
23
|Romanos 11:23|
Kështu edhe ata, nëse nuk do të qëndrojnë në mosbesim, do të shartohen; sepse Perëndia është i fuqishëm t´i shartojë përsëri.
-
24
|Romanos 11:24|
Sepse, në qoftë se ti u këpute nga ulliri i egër prej natyre dhe u shartove kundër natyrës në ulli të butë, aq më tepër këto, që janë degë prej natyre, do të shartohen në ullirin e vet.
-
25
|Romanos 11:25|
Sepse nuk dua, o vëllezër, që ju të jeni të paditur këtë të fshehtë që të mos mbaheni me të madh në veten tuaj se i ka ndodhur një ngurtësim një pjese të Izraelit deri sa të ketë hyrë tërësia e johebrenjve,
-
26
|Romanos 11:26|
dhe kështu mbarë Izraeli do të shpëtohet, sikurse është shkruar: "Nga Sioni do të vijë Çlirimtari, dhe do të largojë pabesinë nga Jakobi.
-
27
|Romanos 11:27|
Dhe kjo do të jetë besëlidhja ime me ta, kur unë t´ju heq mëkatet e tyre'.
-
28
|Romanos 11:28|
Për sa i përket ungjillit ata janë armiq për hirin tuaj, por për sa i përket zgjedhjes, janë të dashur për hir të etërve,
-
29
|Romanos 11:29|
sepse dhuntitë dhe thirrja e Perëndisë janë të pakthyeshme.
-
30
|Romanos 11:30|
Sepse, sikundër dhe ju dikur ishit të pabindur ndaj Perëndisë, por tani fituat mëshirën për shkak të pabindjes së tyre,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7