-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Romanos 9:11|
(sepse para se t´i lindnin fëmijët dhe para se të bënin ndonjë të mirë a të keqe, që të mbetej i patundur propozimi i Perëndisë për të zgjedhur jo sipas veprave, po prej atij që thërret),
-
12
|Romanos 9:12|
iu tha asaj: "Më i madhi do t´i shërbejë më të voglit',
-
13
|Romanos 9:13|
siç është shkruar: "E desha Jakobin dhe e urreva Ezaun'.
-
14
|Romanos 9:14|
Çfarë të themi, pra? Mos ka padrejtësi te Perëndia? Aspak!
-
15
|Romanos 9:15|
Ai i thotë në fakt Moisiut: "Do të kem mëshirë për atë që të kem mëshirë, dhe do të kem dhembshuri për atë që do të kem dhembshuri'.
-
16
|Romanos 9:16|
Kështu, pra, kjo nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që shfaq mëshirë.
-
17
|Romanos 9:17|
Sepse Shkrimi i thotë Faraonit: "Pikërisht për këtë gjë të ngrita, që të tregoj te ti fuqinë time dhe që të shpallet emri im mbi mbarë dheun'.
-
18
|Romanos 9:18|
Kështu ai ka mëshirë për atë që do dhe e ngurtëson atë që do.
-
19
|Romanos 9:19|
Ti do të më thuash, pra: "Pse vazhdon të ankohet? Kush mund, në fakt, t´i rezistojë vullnetit të tij?'.
-
20
|Romanos 9:20|
Po kush je ti, o njeri, që i kundërpërgjigjesh Perëndisë? A mund t´i thotë ena mjeshtrit: "Përse më bërë kështu?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Gálatas 1-3