-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Romanos 9:21|
A nuk ka vallë fuqi poçari mbi argjitën për të bërë nga po ai brumë një enë për nderim, edhe një tjetër për çnderim?
-
22
|Romanos 9:22|
Dhe çfarë të thuash nëse Perëndia, duke dashur të tregojë zemërimin e tij dhe të bëjë të njohur pushtetin e tij duroi me shumë zemërgjërësi enët e zemërimit që qenë bërë për prishje?
-
23
|Romanos 9:23|
Dhe që të bëjë të njohur pasuritë e lavdisë së tij ndaj enëve të mëshirës, të cilat i përgatiti për lavdi,
-
24
|Romanos 9:24|
mbi ne, që edhe na thirri, jo vetëm nga Judenjtë, por edhe nga johebrenjtë?
-
25
|Romanos 9:25|
Ashtu si thotë ai te Osea: "Unë do ta quaj popullin tim atë që s´ka qenë populli im dhe të dashur atë të mosdashurin.
-
26
|Romanos 9:26|
Dhe do të ndodhë që atje ku u është thënë atyre: "Ju nuk jeni populli im", atje do të quheni bij të Perëndisë së gjallë'.
-
27
|Romanos 9:27|
Por Isaia thërret për Izraelin: "Edhe sikur të ishte numri i bijve të Izraelit si rëra e detit, vetëm mbetja e tij do të shpëtohet'.
-
28
|Romanos 9:28|
Në fakt ai do ta realizojë vendimin e tij me drejtësi, sepse Zoti do ta realizojë dhe do ta përshpejtojë vendimin e tij mbi tokë.
-
29
|Romanos 9:29|
Dhe ashtu si profetizoi Isaia: "Në qoftë se Perëndia i ushtrive nuk do të na kishte lënë farë, do të ishim bërë si Sodoma dhe do t´i kishim ngjarë Gomorës'.
-
30
|Romanos 9:30|
Çfarë të themi, pra? Se johebrenjtë, që nuk kërkuan drejtësinë, e fituan drejtësinë, por atë drejtësi që vjen nga besimi,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Gálatas 1-3