-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Romanos 1:1|
Pali, shërbëtor i Jezu Krishtit, i thirrur për të qenë apostull, i veçuar për ungjillin e Perëndisë,
-
2
|Romanos 1:2|
siç i kishte premtuar ai me anë të profetëve të tij në Shkrimet e shenjta,
-
3
|Romanos 1:3|
lidhur me Birin e tij, të lindur nga fara e Davidit sipas mishit,
-
4
|Romanos 1:4|
i deklaruar Biri i Perëndisë në fuqi, sipas Frymës së shenjtërisë nëpërmjet ringjalljes prej së vdekurit: Jezu Krishti Zoti ynë,
-
5
|Romanos 1:5|
me anë të të cilit ne kemi marrë hir dhe apostullim, për bindje në besim midis të gjithë kombeve për hir të emrit të tij,
-
6
|Romanos 1:6|
ndër të cilët edhe ju jeni të thirrur nga Jezu Krishti;
-
7
|Romanos 1:7|
për ju të gjithë që jeni në Romë, të dashur nga Perëndia, të thirrur shenjtorë: hir dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, e nga Zoti Jezu Krishti.
-
8
|Romanos 1:8|
Para së gjithash, falënderoj Perëndinë tim me anë të Jezu Krishtit për të gjithë ju, sepse për besimin tuaj është folur në gjithë botën.
-
9
|Romanos 1:9|
Sepse Perëndia, të cilit unë i shërbej me frymën time nëpërmjet ungjillit të Birit të tij, është dëshmitari im që unë nuk pushoj kurrë t´ju kujtoj,
-
10
|Romanos 1:10|
duke kërkuar vazhdimisht në lutjet e mia që të më lejohet më në fund nga vullneti i Perëndisë mundësia për të ardhur tek ju,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13