-
-
Bibla Shqiptare
-
-
29
|Romanos 2:29|
por Jude është ai që është i tillë përbrenda, dhe rrethprerja është ajo e zemrës, në frymë dhe jo në shkronjë; dhe për një Jude të tillë lavdërimi nuk buron nga njerëzit, por nga Perëndia.
-
1
|Romanos 3:1|
Cila është, pra, përparësia e Judeut, ose cila është dobia e rrethprerjes?
-
2
|Romanos 3:2|
E madhe në çdo mënyrë; para së gjithash sepse orakujt e Perëndisë iu besuan atyre.
-
3
|Romanos 3:3|
Ç´të thuash atëherë? Në qoftë se disa nuk besuan, mosbesimi i tyre do ta anulojë, vallë, besnikërinë e Perëndisë?
-
4
|Romanos 3:4|
Kurrë mos qoftë; përkundrazi, qoftë Perëndia i vërtetë dhe çdo njeri gënjeshtar, siç është shkruar: "Që ti të shfajësohesh në fjalët e tua dhe të ngadhënjesh kur të gjykohesh'.
-
5
|Romanos 3:5|
Po në qoftë se padrejtësia jonë e vë në pah drejtësinë e Perëndisë, ç´do të themi? Perëndia qënka i padrejtë kur shfren zemërimin e tij? (Unë flas si njeri).
-
6
|Romanos 3:6|
Kurrë mos qoftë! Sepse atëherë, si do ta gjykonte Zoti botën?
-
7
|Romanos 3:7|
Prandaj në qoftë se me anë të gënjeshtrës sime e vërteta e Perëndisë e lartëson lavdinë e tij, përse unë gjykohem akoma si mëkatar?
-
8
|Romanos 3:8|
E përse të mos themi si disa që, duke shpifur, pohojnë se ne themi: "Të bëjmë të keqen që të vijë e mira'? Dënimi i këtyre është i drejtë.
-
9
|Romanos 3:9|
E çfarë pra? A kemi ne ndonjë epërsi? Aspak! E kemi treguar në fakt që më përpara se si Judenjtë ashtu edhe Grekët janë të gjithë nën mëkat,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13