-
-
Bibla Shqiptare
-
-
30
|Romanos 3:30|
Sepse ka vetëm një Perëndi, që do të shfajësojë të rrethprerin nëpërmjet besimit, dhe të parrethprerin me anë të besimit.
-
31
|Romanos 3:31|
Anulojmë ne, pra, ligjin nëpërmjet besimit? Kështu mos qoftë; përkundrazi e forcojmë ligjin.
-
1
|Romanos 4:1|
Çfarë do të themi, pra, në lidhje me atë që ati ynë Abrahami, ka përfituar sipas mishit?
-
2
|Romanos 4:2|
Sepse nëse Abrahami ishte shfajësuar nëpërmjet veprave, ai ka përse të lëvdohet; ndërsa përpara Perëndisë ai nuk ka asgjë për t´u lëvduar.
-
3
|Romanos 4:3|
Në fakt, çfarë thotë Shkrimi? "Por Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi'.
-
4
|Romanos 4:4|
Edhe atij që vepron, shpërblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh;
-
5
|Romanos 4:5|
ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi.
-
6
|Romanos 4:6|
Sikurse Davidi shpall lumturinë e njeriut të cilit Perëndia numëron drejtësi pa vepra, duke thënë:
-
7
|Romanos 4:7|
'Lum ata të cilëve u janë falur paudhësitë dhe të cilëve mëkatet u janë mbuluar.
-
8
|Romanos 4:8|
Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t´ia numërojë mëkatin'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19