-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Romanos 7:11|
Sepse mëkati, duke gjetur rastin me anë të urdhërit, më mashtrojë dhe me anë të tij më vrau.
-
12
|Romanos 7:12|
Kështu ligji është i shenjtë, dhe urdhërimi i shenjtë, i drejtë dhe i mirë.
-
13
|Romanos 7:13|
Ajo gjë, pra, që është e mirë u bë vdekje për mua? Ashtu mos qoftë; por mëkati, që të duket mëkat, me anë të së mirës më pruri vdekjen, që mëkati të bëhet edhe më tepër mëkat nëpërmjet urdhërimit.
-
14
|Romanos 7:14|
Sepse ne e dimë se ligji është frymëror, por unë jam i mishë, i shitur mëkatit si skllav.
-
15
|Romanos 7:15|
Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej.
-
16
|Romanos 7:16|
Edhe, nëse bëj atë që nuk dua, unë pranoj që ligji është i mirë.
-
17
|Romanos 7:17|
Por tani nuk jam më unë që veproj, por mëkati që banon në mua.
-
18
|Romanos 7:18|
Në fakt unë e di se në mua domëthënë në mishin tim nuk banon asgjë e mirë, sepse, ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën.
-
19
|Romanos 7:19|
Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s´dua, atë bëj.
-
20
|Romanos 7:20|
Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s´jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10