-
-
Bibla Shqiptare
-
-
17
|Romanos 12:17|
Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.
-
18
|Romanos 12:18|
Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.
-
19
|Romanos 12:19|
Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: "Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti'.
-
20
|Romanos 12:20|
'Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur'.
-
21
|Romanos 12:21|
Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.
-
1
|Romanos 13:1|
Çdo njeri le t´i nënshtrohet pushteteve të sipërm, sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; dhe pushtetet që janë, janë caktuar nga Perëndia.
-
2
|Romanos 13:2|
Prandaj ai që i kundërvihet pushtetit, i kundërvihet urdhërit të Perëndisë; dhe ata që i kundërvihen do të marrin mbi vete dënimin.
-
3
|Romanos 13:3|
Sepse eprorët s´ke pse t´i kesh frikë për vepra të mira, por për të këqijat; a do, pra, të mos i kesh frikë pushtetit? Bëj të mirën, dhe do të kesh lavdërim nga ai,
-
4
|Romanos 13:4|
sepse eprori është shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirë; por, po të bësh të këqija, druaj, sepse nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës plot zemërim kundër atij që bën të keqen.
-
5
|Romanos 13:5|
Prandaj është e nevojshme t´i nënshtroheni, jo vetëm nga druajtje e zemërimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10