- 
			
				
Leer por capítulos:
104- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Salmos 104:21|
									Luanët e vegjël vrumbullojnë duke kërkuar gjahun dhe i kërkojnë Perëndisë ushqimin e tyre.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Salmos 104:22|
									Por, kur lind dielli, ata tërhiqen dhe rrinë në strofkat e tyre.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Salmos 104:23|
									Atëherë njeriu del për të punuar dhe punon deri në mbrëmje.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Salmos 104:24|
									Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Salmos 104:25|
									Ja deti, i madh dhe i gjerë, ku gëlojnë krijesa të panumërta;									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Salmos 104:26|
									e përshkojnë anijet dhe Leviathani, që ti ke formuar për t´u tallur në të.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Salmos 104:27|
									Të gjithë presin që ti t´u japësh ushqimin në kohën e duhur.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Salmos 104:28|
									Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorën dhe ngopen me të mira.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Salmos 104:29|
									Ti fsheh fytyrën tënde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymën, dhe ata vdesin duke u kthyer përsëri në pluhurin e tyre.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Salmos 104:30|
									Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu ti ripërtërin faqen e dheut.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18