- 
			
				
Leer por capítulos:
16- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Salmos 16:1|
									Më mbro, o Perëndi, sepse unë po kërkoj strehë te ti.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Salmos 16:2|
									I thashë Zotit: "Ti je Zoti im; nuk kam asnjë të mirë veç teje".									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Salmos 16:3|
									Gjithë dashuria ime është vendosur te njerëzit e shenjtë dhe të nderuar që janë mbi tokë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Salmos 16:4|
									Dhembjet e atyre që turren pas perëndive të tjera do të shumëzohen; unë nuk do t´i derdh libacionet e tyre të gjakut dhe nuk do të shqiptoj me buzët e mia emrat e tyre.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Salmos 16:5|
									Zoti është pjesa ime nga trashëgimia dhe kupa ime; ti, o Zot, ruaje fort atë që më ka rënë në short.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Salmos 16:6|
									Mua fati më ka rënë në vende të këndshme; po, një trashëgimi e bukur më ka rënë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Salmos 16:7|
									Unë do të bekoj Zotin që më këshillon; zemra ime më mëson edhe natën.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Salmos 16:8|
									Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Salmos 16:9|
									Prandaj zemra ime gëzohet dhe shpirti im ngazëllon për lavdinë e trashëgimisë sime; edhe mishi im do të qëndrojë tërë besim dhe në siguri,									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Salmos 16:10|
									sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë korruptimin.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18