- 
			
				
Leer por capítulos:
90- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Salmos 90:1|
									O Zot, ti ke qenë për ne një strehë brez pas brezi.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Salmos 90:2|
									Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Salmos 90:3|
									Ti e kthen njeriun në pluhur dhe thua: "Kthehuni, o bij të njerëzve".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Salmos 90:4|
									Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që ka kaluar, ose sikur të gdhish një natë.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Salmos 90:5|
									Ti i përlan si një përmbytje. Ato janë si një ëndërr, janë si barr që gjelbëron në mëngjes.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Salmos 90:6|
									Në mëngjes ai lulëzon dhe gjelbëron, në mbrëmje kositet dhe thahet.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Salmos 90:7|
									Sepse jemi të konsumuar nga zemërimi yt dhe jemi të tmerruar nga tërbimi yt.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Salmos 90:8|
									Ti i vë fajet tona para teje, mëkatet tona të fshehta në dritën e fytyrës sate.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Salmos 90:9|
									Sepse tërë ditët tona zhduken në zemërimin tënd; ne po i mbarojmë vitet tona si një psherëtimë.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Salmos 90:10|
									Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në tetëdhjetë, por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim dhe dëshirë për t´u dukur, sepse kalon me të shpejtë dhe ne fluturojmë tutje.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15