- 
			
				
Leer por capítulos:
39- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Salmos 39:1|
									Unë thoja: "Do të kujdesem për sjelljen time që të mos kryej mëkate me gjuhën time; do t´i vë një fre gojës sime, sa kohë që i pabesi rri para meje".									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Salmos 39:2|
									Kam qëndruar i heshtur dhe i qetë, i jam përmbajtur pikërisht së mirës, dhe dhembja ime është ashpërsuar.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Salmos 39:3|
									Zemra më digjte përbrenda; ndërsa mendohesha, një zjarr u ndez; atëherë fola me gjuhën time:									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Salmos 39:4|
									"O Zot, bëmë të njohur fundin tim dhe cila është masa e ditëve të mia; vepro në mënyrë që unë të di sa i brishtë jam.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Salmos 39:5|
									Ja, ti i ke pakësuar ditët e mia aq sa është e gjatë një pëllëmbë, dhe zgjatja e jetës sime është si asgjë para teje; po, çdo njeri në gjendjen e tij më të mirë nuk është veçse avull. (Sela)									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Salmos 39:6|
									Po, njeriu sillet rreth e qark si një hije; po më kot lodhen të gjithë dhe grumbullojnë pasuri pa ditur kush do t´i mbledhë!									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Salmos 39:7|
									Por tani, o Zot, çfarë pres? Shpresa ime është te ti.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Salmos 39:8|
									Çliromë nga të gjitha fajet e mia; bëj që të mos jem objekt i talljes nga njeriu pa mend.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Salmos 39:9|
									Do të qëndroj në heshtje, nuk kam për të hapur gojën, sepse ti je ai që vepron.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Salmos 39:10|
									Largo nga unë fshikullin tënd; unë po marr fund nën goditjet e dorës sate.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15