- 
			
				
Leer por capítulos:
24- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Salmos 24:1|
									Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Salmos 24:2|
									Sepse ai e ka themeluar mbi detet dhe e ka vendosur mbi lumenjtë.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Salmos 24:3|
									Kush do t´i ngjitet malit të Zotit? Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Salmos 24:4|
									Njeriu i pafajshëm nga duart dhe i pastër nga zemra, që nuk e ngre shpirtin për t´u dukur dhe nuk betohet në mënyrë të rreme.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Salmos 24:5|
									Ai do të marrë bekimet e Zotit dhe drejtësinë nga Perëndia e shpëtimit të tij.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Salmos 24:6|
									I tillë është brezi i atyre që e kërkojnë, që kërkojnë fytyrën tënde, o Perëndi e Jakobit. (Sela)									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Salmos 24:7|
									O ju porta, çoni kokat tuaja; dhe ju, porta të përjetshme, hapuni krejt dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Salmos 24:8|
									Kush është ky Mbret i lavdisë? Éshtë Zoti i fortë dhe i fuqishëm, Zoti i fortë në betejë.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Salmos 24:9|
									O porta, çoni kokat tuaja; hapuni krejt, o porta të përjetshme, dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Salmos 24:10|
									Kush është ky Mbret i lavdisë? Éshtë Zoti i ushtrive; ai është Mbreti i lavdisë. (Sela)									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15