- 
			
				
Leer por capítulos:
147- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Salmos 147:1|
									Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t´i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Salmos 147:2|
									Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh të humburit e Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Salmos 147:3|
									Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Salmos 147:4|
									Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjitha sipas emrit të tyre.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Salmos 147:5|
									I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Salmos 147:6|
									Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri në tokë njerëzit e këqij.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Salmos 147:7|
									Këndojini Zotit me falenderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë,									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Salmos 147:8|
									që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në malet.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Salmos 147:9|
									Ai i jep ushqime bagëtisë dhe zogjve të korbeve që thërresin.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Salmos 147:10|
									Ai nuk kënaqet në forcën e kalit, dhe nuk gjen ndonjë gëzim në këmbët e njeriut.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15