- 
			
				
Leer por capítulos:
21- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Salmos 21:1|
									O Zot, mbreti do të gëzohet me forcën tënde dhe do të ngazëllojë për shpëtimin tënd!									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Salmos 21:2|
									Ti ia plotësove dëshirën e zemrës së tij dhe nuk hodhe poshtë kërkesën e buzëve të tij. (Sela)									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Salmos 21:3|
									Sepse ti i dole para me bekime begatie, i vure mbi kokë një kurorë prej ari shumë të kulluar.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Salmos 21:4|
									Ai të kishte kërkuar jetë dhe ti i dhe ditë të gjata në përjetësi.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Salmos 21:5|
									E madhe është lavdia e tij për shpëtimin tënd; ti i dhe madhështi dhe lavdi,									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Salmos 21:6|
									sepse ti e bën shumë të bekuar përjetë, e mbush me gëzim në praninë tënde.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Salmos 21:7|
									Duke qenë se mbreti ka besim te Zoti dhe në mirësinë e Shumë të Lartit, ai nuk do të hiqet kurrë.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Salmos 21:8|
									Dora jote do të arrijë tërë armiqtë e tu, dora jote e djathtë do të veprojë kundër atyre që të urrejnë.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Salmos 21:9|
									Ti do t´i bësh si një furrë të zjarrtë kur do të dukesh i zemëruar; në zemërimin e tij Zoti do t´i hedhë në humnerë dhe zjarri do t´i përpijë.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Salmos 21:10|
									Ti do të zhdukësh frytin e tyre nga toka dhe pasardhësit e tyre midis bijve të njerëzve,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15