-
Leer por capítulos:
22-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Salmos 22:21|
Shpëtomë nga gryka e luanit dhe nga brirët e buajve. Ti m´u përgjigje.
-
22
|Salmos 22:22|
Unë do t´u njoftoj emrin tënd vëllezërve të mi, do të të lëvdoj në mes të kuvendit.
-
23
|Salmos 22:23|
Ju që keni frikë nga Zoti, lëvdojeni; dhe ju të gjithë, pasardhës të Jakobit, përlëvdojeni; dhe ju të gjithë, o fis i Izraelit, kini frikë nga ai.
-
24
|Salmos 22:24|
Sepse ai nuk ka përçmuar as nuk ka hedhur poshtë vuajtjen e të pikëlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrën e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kënaqur.
-
25
|Salmos 22:25|
Shkaku i lëvdimit tim në kuvendin e madh je ti; unë do t´i plotësoj zotimet e mia në prani të të gjithë atyre që kanë frikë nga ti.
-
26
|Salmos 22:26|
Nevojtarët do të hanë dhe do të ngopen; ata që kërkojnë Zotin do ta lëvdojnë; zemra juaj do të jetojë përjetë.
-
27
|Salmos 22:27|
Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai; dhe të gjitha familjet e kombeve do të adhurojnë përpara teje.
-
28
|Salmos 22:28|
Sepse Zotit i përket mbretëria dhe ai sundon mbi kombet.
-
29
|Salmos 22:29|
Gjithë të pasurit e dheut do të hanë dhe do të të adhurojnë; të gjithë ata që zbresin në pluhur dhe që nuk arrijnë të mbahen gjallë do të përkulen para teje.
-
30
|Salmos 22:30|
Pasardhësit do t´i shërbejnë; do t´i flitet për Zotin brezit të ardhshëm.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 29-31