- 
			
				
Leer por capítulos:
25- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Salmos 25:1|
									Te ti, o Zot, e lartoj shpirtin tim.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Salmos 25:2|
									O Perëndia im, kam besim te ti; bëj që të mos mbetem i zhgënjyer dhe që armiqtë e mi të mos triumfojnë mbi mua.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Salmos 25:3|
									Po, bëj që asnjë nga ata që kanë besim te ti të mos zhgënjehet; u turpërofshin ata që sillen pabesisht pa shkak.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Salmos 25:4|
									O Zot, më trego rrugët e tua, më mëso shtigjet e tua.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Salmos 25:5|
									Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim; unë shpresoj shumë te ti gjatë gjithë ditës.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Salmos 25:6|
									Kujto, o Zot, mëshirën tënde dhe miresinë tënde, sepse janë të përhershme.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Salmos 25:7|
									Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as shkeljet e mia; por në dashamirësinë tënde më kujto, o Zot, për hir të mirësisë sate.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Salmos 25:8|
									Zoti është i mirë dhe i drejtë, prandaj ai do t´u mësojë rrugën mëkatarëve.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Salmos 25:9|
									Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t´u mësojë të përulurve rrugën e tij.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Salmos 25:10|
									Të gjitha rrugët e Zotit janë mirësi dhe vërtetësi për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe porositë e tij.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18