- 
			
				
Leer por capítulos:
32- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Salmos 32:1|
									Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin!									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Salmos 32:2|
									Lum ai njeri të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Salmos 32:3|
									Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha tërë ditën.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Salmos 32:4|
									Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës. (Sela)									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Salmos 32:5|
									Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: "Do t´ia rrëfej shkeljet e mia Zotit", dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim. (Sela)									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Salmos 32:6|
									Prandaj çdo njeri i përshpirtshëm do të të thërrase në kohën që mund të gjendesh; edhe sikur ujërat e mëdha të vërshojnë, ato nuk do të arrijnë deri tek ai.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Salmos 32:7|
									Ti je vendi im i strehimit, ti do të më ruash nga fatkeqësia, ti do të më rrethosh me këngë çlirimi. (Sela)									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Salmos 32:8|
									Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Salmos 32:9|
									Mos u bëni si kali dhe si mushka që nuk kanë mend, goja e të cilëve duhet të mbahet me fre dhe me kapistër, përndryshe nuk të afrohen.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Salmos 32:10|
									Të shumta janë dhembjet e të pabesit, por ai që ka besim tek Zoti do të rrethohet nga mirësia e tij.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18