- 
			
				
Leer por capítulos:
40- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Salmos 40:1|
									Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi britmën time.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Salmos 40:2|
									Më nxorri jashtë një grope shkatërrimi, nga balta e moçalit, i vendosi këmbët e mia mbi një shkëmb dhe i ka bërë të qëndrueshme hapat e mia.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Salmos 40:3|
									Ai vuri në gojën time një kantik të ri për të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerëz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t´i besojnë Zotit.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Salmos 40:4|
									Lum ai njeri që i beson Zotit dhe nuk u drejtohet krenarëve dhe as atyre që marrin rrugë të keqe duke u dhënë pas gënjeshtrës.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Salmos 40:5|
									O Zot, Perëndia im, të shumta janë mrekullitë që ke bërë, dhe askush nuk mund të numërojë gjërat që ke menduar për ne. Po të duhej t´i shpallja dhe t´i tregoja, do të ishin tepër për t´i radhitur.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Salmos 40:6|
									Ti nuk kënaqesh as me flijime as me oferta; më ke shpuar veshët. Ti nuk ke kërkuar as olokauste as flijime për mëkatin.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Salmos 40:7|
									Atëherë unë thashë: "Ja, po vij. Në rrotullin e librit shkruhet për mua.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Salmos 40:8|
									Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është në zemrën time".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Salmos 40:9|
									E shpalla drejtësinë tënde në kuvendin e madh; ja, unë nuk i mbaj buzët të mbyllura, o Zot, ti e di këtë.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Salmos 40:10|
									Nuk e kam fshehur drejtësinë tënde në zemrën time; kam shpallur besnikërinë tënde dhe shpëtimin tënd; nuk e kam fshehur mirësinë tënde as të vërtetën tënde para kuvendit të madh.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15