- 
			
				
Leer por capítulos:
44- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Salmos 44:1|
									O Perëndi, e kemi dëgjuar me veshët tona, etërit tanë na kanë treguar veprën që ti ke bërë në ditët e tyre në kohërat e lashta.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Salmos 44:2|
									Për t´i vendosur me dorën tënde ti ke shpronësuar kombet, ke çrrënjosur popuj për t´u bërë vend atyre. Në fakt nuk e pushtuan vendin me shpatën e tyre dhe nuk qe krahu i tyre që i shpëtoi, por ishte  dora jote e djathtë, krahu yt dhe drita e  fytyr									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Salmos 44:3|
									ës sate, sepse të pëlqenin.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Salmos 44:4|
									Ti je mbreti im, o Perëndi, që vendos fitoret për Jakobin.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Salmos 44:5|
									Me anën tënde do të përmbysim armiqtë tanë; në emër tënd do të shkelim ata që ngrihen kundër nesh.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Salmos 44:6|
									Sepse nuk kam besim tek harku im dhe nuk do të jetë shpata ime ajo që do të më shpëtojë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Salmos 44:7|
									Por je ti ai që na shpëton nga armiqtë tanë dhe që i mbulon me turp ata që na urrejnë.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Salmos 44:8|
									Ne do të lëvdojmë çdo ditë Perëndinë dhe do të kremtojmë emrin tënd përjetë. (Sela)									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Salmos 44:9|
									Por ti na dëbove dhe na mbulove me turp, dhe nuk del më me ushtritë tona.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Salmos 44:10|
									Ti ke bërë të kthejmë kurrizin përpara armikut, dhe ata që na urrejnë na kanë grabitur.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15