-
Leer por capítulos:
49-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Salmos 49:11|
Me mendjen e tyre ata pandehin se shtëpitë e tyre do të qëndrojnë për gjithnjë, që banesat e tyre janë të përjetshme; dhe kështu u vënë tokave emrin e tyre.
-
12
|Salmos 49:12|
Megjithatë edhe njeriu që jeton në mes të pasurive nuk e ka të gjatë; ai është njëlloj si kafshët që mbarojnë.
-
13
|Salmos 49:13|
Kjo është sjellja e njerëzve pa mend dhe e atyre që u shkojnë dhe miratojnë fjalimet e tyre. (Sela)
-
14
|Salmos 49:14|
Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t´i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre.
-
15
|Salmos 49:15|
Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela)
-
16
|Salmos 49:16|
Mos kij frikë kur dikush pasurohet, kur lavdia e shtëpisë së tij rritet,
-
17
|Salmos 49:17|
sepse kur do të vdesë, nuk do të marrë asgjë me vete; lavdia e tij nuk do të zbresë pas tij.
-
18
|Salmos 49:18|
Edhe në se në jetë e ndjente veten të lumtur (në fakt njerëzia të lavdëron kur pasurohesh),
-
19
|Salmos 49:19|
ai do të arrijë brezin e etërve të tij, që nuk do ta shohin kurrë më dritën.
-
20
|Salmos 49:20|
Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 12-14