- 
			
				
Leer por capítulos:
68- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Salmos 68:1|
									Perëndia u çoftë dhe u shpërndafshin armiqtë e tij, dhe ata që e urrejnë ikshin para tij.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Salmos 68:2|
									Ti do t´i shpërndash ashtu si zhdavaritet tymi, ashtu si shkrihet dylli para zjarrit; kështu do të vdesin të pabesët përpara Perëndisë.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Salmos 68:3|
									Por të drejtët do të gëzohen, do të ngazëllohen përpara Perëndisë dhe do të galdojnë me këngë gëzimi.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Salmos 68:4|
									Këndojini Perëndisë, këndojini lavde emrit të tij; pregatitini rrugën atij që kalon me kalë në shkretëtirë; emri i tij është Zoti; ngazëlloni para tij.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Salmos 68:5|
									Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Salmos 68:6|
									Perëndia bën që i vetmuari të banojë në një familje, çliron të burgosurit dhe siguron begatinë; por rebelët mbeten në tokë të djegur.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Salmos 68:7|
									O Perëndi, kur dole përpara popullit tënd, kur marshove nëpër shkretëtirë. (Sela)									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Salmos 68:8|
									toka u drodh; edhe qiejtë lëshuan ujë në prani të Perëndisë, vetë Sinai u drodh në prani të Perëndisë, Perëndisë të Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Salmos 68:9|
									Ti ke derdhur një shi të bollshëm, o Perëndi, dhe i ke dhënë përsëri fuqi trashëgimisë sate.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Salmos 68:10|
									Kopeja jote gjeti një banesë dhe në mirësinë tënde, o Perëndi, je kujdesur për të varfërit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15