- 
			
				
Leer por capítulos:
85- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Salmos 85:1|
									O Zot, ti ke qenë i mbarë për tokën tënde dhe e ke kthyer Jakobin nga robëria.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Salmos 85:2|
									Ti ke falur paudhësinë e popullit tënd dhe ke mbuluar tërë mëkatet e tyre. (Sela)									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Salmos 85:3|
									Ti ke larguar gjithë indinjatën tënde dhe ke lënë mënjanë zemërimin tënd të zjarrtë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Salmos 85:4|
									Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, dhe jepi fund indinjatës sate kundër nesh.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Salmos 85:5|
									A do të mbetesh i zemëruar me ne përjetë? A do ta vazhdosh zemërimin tënd brez pas brezi?									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Salmos 85:6|
									A nuk do të na japësh përsëri jetën, me qëllim që populli yt të mund të gëzohet te ti?									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Salmos 85:7|
									Tregona, o Zot, mirësinë tënde dhe falna shpëtimin tënd.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Salmos 85:8|
									Una kam për të dëgjuar atë që Perëndia, Zoti, ka për të thënë; me siguri ai do t´i flasë për paqe popullit të tij dhe shenjtorëve të tij, por nuk do të lejojë që ata të jetojnë përsëri si njerëz pa mend.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Salmos 85:9|
									Me siguri shpëtimi i tij është afër atyre që kanë frikë prej tij, sepse lavdia e tij mund të banojë në vendin tonë.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Salmos 85:10|
									Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njera me tjetrën.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15