- 
			
				
Leer por capítulos:
89- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Salmos 89:1|
									Unë do të këndoj përjetë mirësitë e Zotit, me gojën time do t´u shpall besnikërinë tënde të gjitha brezave.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Salmos 89:2|
									Sepse kam thënë: "Mirësia jote do të ekzistojë përjetë, ti do të vendosësh besnikërinë tënde në vetë qiejtë".									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Salmos 89:3|
									"Unë kam lidhur një besëlidhje me të zgjedhurin tim, i jam betuar Davidit, shërbëtorit tim, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Salmos 89:4|
									"Do t´i vendos pasardhësit e tu përjetë dhe do të ndërtoj fronin tënd për të gjitha brezat"". (Sela)									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Salmos 89:5|
									Dhe qiejtë do të kremtojnë mrekullitë e tua, o Zot, dhe besnikërinë tënde në kuvendin e shenjtorëve.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Salmos 89:6|
									Sepse kush mund të krahasohet në qiell me Zotin? Dhe kush është i njëllojtë me Zotin midis bijve të të Fuqishmit?									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Salmos 89:7|
									Perëndisë ia kanë frikën shumë në kuvendin e shenjtorëve, dhe respektohet thellë nga tërë ata që e rrethojnë.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Salmos 89:8|
									O Zot, Perëndi i ushtrive, kush është i fuqishëm si ti, o Zot? Besnikëria jote të rrethon kudo.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Salmos 89:9|
									Ti e sundon tërbimin e detit; kur valët e tij ngrihen, ti i qetëson.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Salmos 89:10|
									Ti e ke bërë copë-copë Egjiptin, duke e plagosur për vdekje; me krah të fuqishëm ke shpërndarë armiqtë e tu.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15