-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
15
|Salmos 109:15|
U dalshin gjithnjë mëkatet e tyre para Zotit, me qëllim që ai të zhdukë nga toka kujtimin e tyre.
-
16
|Salmos 109:16|
Sepse atij nuk i shkoi ndër mend të kishte dhemshuri, por e ka përndjekur të varfërin, nevojtarin dhe atë që ishte zemërthyer deri sa t´u shkaktonte vdekjen.
-
17
|Salmos 109:17|
Mbasi e ka dashur mallkimin, rëntë ai mbi të; dhe mbasi nuk është kënaqur me bekimin, ky u largoftë prej tij.
-
18
|Salmos 109:18|
Mbasi u mbulua me mallkim si me një rrobe, i hyftë ai si ujë në trupin e tij dhe si vaj në kockat e tij;
-
19
|Salmos 109:19|
Qoftë për të si një rrobe që e mbulon dhe si një brez që e lidh përjetë.
-
20
|Salmos 109:20|
Qoftë ky nga ana e Zotit shpërblimi për kundërshtarët e mi dhe për ata që flasin keq kundër meje.
-
21
|Salmos 109:21|
Por ti, o Zot, o Zot, vepro në favorin tim për hir të emrit tënd, çliromë me dhemshurinë dhe mirësinë tënde,
-
22
|Salmos 109:22|
sepse unë jam i varfër dhe nevojtar, dhe zemra ime është plagosur brenda meje.
-
23
|Salmos 109:23|
Unë iki si një hije që zgjatet, jam i tronditur si një karkalec.
-
24
|Salmos 109:24|
Gjunjët e mi dridhen nga të pangrënët dhe trupi im është dobësuar për mungesë të dhjamit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Juan 1-1