-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
24
|Salmos 136:24|
dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
-
25
|Salmos 136:25|
Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
-
26
|Salmos 136:26|
Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
-
1
|Salmos 137:1|
Atje, pranë lumenjve të Babilonisë, rrinim ulur dhe qanim, duke kujtuar Sionin;
-
2
|Salmos 137:2|
mbi shelgjet e kësaj toke kishim varur qestet tona.
-
3
|Salmos 137:3|
Atje, ata që na kishin çuar në robëri, na kërkonin fjalët e një kënge, po, ata që na shtypnin kërkonin këngë gëzimi, duke thënë: "Na këndoni një këngë të Sionit".
-
4
|Salmos 137:4|
Si mund të këndonim këngët e Zotit në një vend të huaj?
-
5
|Salmos 137:5|
Në rast se të harroj ty, o Jeruzalem, e harroftë dora ime e djathtë çdo shkathtësi;
-
6
|Salmos 137:6|
m´u lidhtë gjuha me qiellzën, në rast se nuk të kujtoj ty, në rast se nuk e vë Jeruzalemin përmbi gëzimin tim më të madh.
-
7
|Salmos 137:7|
Mbaji mënd, o Zot, bijtë e Edomit, që ditën e Jeruzalemit thonin: "Shkatërrojini, shkatërrojini që nga themelet".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Pedro 1-5