-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
3
|Salmos 3:3|
Por ti, o Zot, je një mburoje rreth meje; ti je lavdia ime dhe ai më larton kokën.
-
4
|Salmos 3:4|
Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m´u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela)
-
5
|Salmos 3:5|
Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah.
-
6
|Salmos 3:6|
Unë do të kem frikë nga mizëri njerëzish që kanë fushuar rreth e qark kundër meje.
-
7
|Salmos 3:7|
Çohu, o Zot, më shpëto, o Perëndia im; sepse ti i ke goditur tërë armiqtë e mi në nofull; u ke thyer dhëmbët të pabesëve.
-
8
|Salmos 3:8|
Shpëtimi i përket Zotit, bekimi yt qoftë mbi popullin tënd. (Sela)
-
1
|Salmos 4:1|
Kur thërras, përgjigjmu, o Perëndi i drejtësisë sime; kur isha në fatkeqësi, ti më ke ndihmuar; ki mëshirë për mua dhe plotësoje lutjen time.
-
2
|Salmos 4:2|
Deri kur, o bij të njerëzve, do të fyhet rëndë lavdia ime? Deri kur do të jepeni pas kotësisë dhe do të shkoni pas gënjeshtrës? (Sela)
-
3
|Salmos 4:3|
Por dijeni se Zoti ka zgjedhur një që është i shenjtë; Zoti do të më plotësojë dëshirën kur do t´i thërras atij.
-
4
|Salmos 4:4|
Zemërohuni dhe mos mëkatoni; në shtratin tuaj mendohuni shumë në zemër tuaj dhe qëndroni në heshtje. (Sela)
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 1-3