-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Salmos 39:8|
Çliromë nga të gjitha fajet e mia; bëj që të mos jem objekt i talljes nga njeriu pa mend.
-
9
|Salmos 39:9|
Do të qëndroj në heshtje, nuk kam për të hapur gojën, sepse ti je ai që vepron.
-
10
|Salmos 39:10|
Largo nga unë fshikullin tënd; unë po marr fund nën goditjet e dorës sate.
-
11
|Salmos 39:11|
Ti e korrigjon njeriun duke dënuar mëkatin e tij dhe konsumon si një krimb atë që për të është e çmuar. Po, çdo njeri nuk është veçse kotësi. (Sela)
-
12
|Salmos 39:12|
O Zot, dëgjo lutjen time dhe vëri veshin britmës sime; mos u trego i shurdhër ndaj lotëve të mi, sepse para teje unë jam një i huaj dhe një shtegtar si të gjithë etërit e mi.
-
13
|Salmos 39:13|
Hiqe shikimin tënd nga unë, me qëllim që unë të marr përsëri fuqi para se të iki dhe të mos jem më".
-
1
|Salmos 40:1|
Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi britmën time.
-
2
|Salmos 40:2|
Më nxorri jashtë një grope shkatërrimi, nga balta e moçalit, i vendosi këmbët e mia mbi një shkëmb dhe i ka bërë të qëndrueshme hapat e mia.
-
3
|Salmos 40:3|
Ai vuri në gojën time një kantik të ri për të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerëz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t´i besojnë Zotit.
-
4
|Salmos 40:4|
Lum ai njeri që i beson Zotit dhe nuk u drejtohet krenarëve dhe as atyre që marrin rrugë të keqe duke u dhënë pas gënjeshtrës.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Mateo 5-7