-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|Salmos 55:18|
Ai do ta shpengojë jetën time dhe do ta sigurojë nga lufta që bëhet kundër meje, sepse janë të shumtë ata që janë ngritur kundër meje.
-
19
|Salmos 55:19|
Perëndia do të më dëgjojë dhe ka për t´i poshtëruar, ai që ulet si sovran gjithnjë, sepse ata nuk ndryshojnë dhe nuk kanë frikë nga Perëndia. (Sela)
-
20
|Salmos 55:20|
Ai ka shtrirë duart kundër atyre që jetonin në paqe me të, ka shkelur besëlidhjen e tij.
-
21
|Salmos 55:21|
Goja e tij ishte më e ëmbël se gjalpi, por në zemër ai kishte luftën; fjalët e tij ishin më të buta se vaji, por ishin shpata të zhveshura.
-
22
|Salmos 55:22|
Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.
-
23
|Salmos 55:23|
Por ti, o Perëndi, do t´i zbresësh këta në pusin e humbjes; njerëzit gjakatarë dhe hileqarë nuk do të arrijnë në gjysmën e ditëve të tyre; por unë do të kem besim te ti.
-
1
|Salmos 56:1|
Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sepse njerëzit do të donin të më përpijnë; më luftojnë vazhdimisht me sulmet e tyre.
-
2
|Salmos 56:2|
Armiqtë e mi do të donin vazhdimisht të më përpijnë. Po, janë të shumtë ata që më luftojnë në kryelartësinë e tyre.
-
3
|Salmos 56:3|
Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti.
-
4
|Salmos 56:4|
Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Génesis 31-33