-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Salmos 63:11|
Por mbreti do të gëzohet te Perëndia; kushdo që betohet për të do të përlëvdohet, sepse goja e gënjeshtrave do të detyrohet të mbyllet.
-
1
|Salmos 64:1|
Dëgjo zërin tim, o Perëndi, në vajtimin që të drejtoj ty; ruaje jetën time nga tmerri i armikut.
-
2
|Salmos 64:2|
Më fshih nga dredhitë e njerëzve të këqij dhe nga turma zhurmëmadhe e atyre që kryejnë paudhësi.
-
3
|Salmos 64:3|
Këta e mprehin gjuhën e tyre si një shpatë, dhe në vend të shigjetave lëshojnë fjalë të hidhura
-
4
|Salmos 64:4|
për të goditur fshehurazi të pafajmin; e godasin papritur pa asnjë frikë.
-
5
|Salmos 64:5|
I japin zemër njeri tjetrit në veprime të liga; flasin si të na vënë kurthe dhe thonë: "Kush ka për t´i parë?".
-
6
|Salmos 64:6|
Kurdisin gjëra të këqija dhe thonë: "Kemi përgatitur një plan të përsosur". Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janë të panjohëshme.
-
7
|Salmos 64:7|
Por Perëndia do të hedhë kundër tyre shigjetat e tij dhe ata do të rrëzohen papritur.
-
8
|Salmos 64:8|
Ata do të bien dhe e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta; kushdo që ka për t´i parë do të tundë kokën.
-
9
|Salmos 64:9|
Atëherë tërë njerëzit do të kenë frikë dhe do të tregojnë veprën e Perëndisë, dhe do të njohin atë që ai ka bërë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Génesis 31-33