- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Santiago 1:11|
									Askush kur tundohet të mos thotë: "Jam tunduar nga Perëndinë', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Santiago 1:12|
									Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Santiago 1:13|
									Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, ngjiz vdekjen.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Santiago 1:14|
									Mos u mashtroni, vëllezërit e mi shumë të dashur;									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Santiago 1:15|
									çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Santiago 1:16|
									Ai na ngjizi me vullnetin e tij me anë të fjalës të së vërtetës, që ne të jemi në një farë menyrë fryti i parë i krijesave të tij.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Santiago 1:17|
									Prandaj, vëllezërit e mi shumë të dashur, çdo njeri të jetë i shpejtë në të dëgjuar, i ngadalshëm në të folur dhe i ngadalshëm në zemërim,									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Santiago 1:18|
									sepse zemërimi i njeriut nuk kryen drejtësinë e Perëndisë.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Santiago 1:19|
									Prandaj, hiqni çdo ndyrësi dhe mbeturinë ligësie, pranoni me butësi fjalën e mbjellë në ju, e cila mund të shpëtojë shpirtrat tuaj.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Santiago 1:20|
									Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15