-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Santiago 2:1|
dhe ju i drejtoni sytë nga ai që vesh rroben e shkëlqyer dhe i thoni: "Ti ulu këtu, në vendin e mirë', dhe të varfërit i thoni: "Ti rri atje, në këmbë', ose: "Ulu këtu, afër stolit të këmbëve të mia',
-
2
|Santiago 2:2|
a nuk bëtë ju një dallim në mes tuaj, duke u bërë kështu gjykatës me mendime të këqija?
-
3
|Santiago 2:3|
Dëgjoni, vëllezër të mi shumë të dashur, a nuk i zgjodhi Perëndia të varfërit e botës, që të jenë të pasur në besim dhe trashëgimtarë të mbretërisë që ua premtoi atyre që e duan?
-
4
|Santiago 2:4|
Po ju i shnderuat të varfërit! A nuk janë vallë të pasurit ata që ju shtypin, dhe nuk janë këta ata që ju heqin nëpër gjykata?
-
5
|Santiago 2:5|
A nuk janë ata që blasfemojnë emrin e lavdishëm që u thirr mbi ju?
-
6
|Santiago 2:6|
Në qoftë se ju më të vërtetë e përmbushni ligjin mbretëror sipas Shkrimit: "Duaje të afërmin tënd si vetveten', bëni mirë;
-
7
|Santiago 2:7|
por në qoftë se bëni preferenca personale, ju kryeni mëkat dhe dënoheni nga ligji si shkelës.
-
8
|Santiago 2:8|
Sepse kushdo që e zbaton gjithë ligjin, por e shkel në një pikë, është fajtor në të gjitha pikat.
-
9
|Santiago 2:9|
Sepse ai që ka thënë: "Mos shkel kurorën', ka thënë gjithashtu: "Mos vraj'. Prandaj nëse ti nuk shkel kurorën, por vret, ti je shkelës i ligjit.
-
10
|Santiago 2:10|
Prandaj të flisni e të veproni sikurse të duhej të gjykoheshit nga ligji i lirisë,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19