-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Santiago 5:1|
Ari dhe argjendi juaj u ndryshkën, dhe ndryshku i tyre do të jetë një dëshmi kundër jush dhe do t´ju përpijë mishërat si zjarr; keni mbledhur thesare në ditët e fundit.
-
2
|Santiago 5:2|
Ja, paga që u keni ngrënë puntorëve që ju korrën arat, po këlthet; dhe klithmat e atyre që korrën, arritën në vesh të Zotit të ushtrive.
-
3
|Santiago 5:3|
Jetuat mbi tokë ndër qejfe dhe shkapërderdhje; i ushqyet zemrat tuaja si për ditë të të therurit.
-
4
|Santiago 5:4|
Dënuat dhe vratë të drejtin: ai nuk ju kundërshtoi.
-
5
|Santiago 5:5|
Tani, pra, vëllezër, jini të durueshëm deri në ardhjen e Zotit; shikoni si e pret me durim bujku frytin e çmuar të tokës, deri sa të marrë shiun e parë dhe të fundit.
-
6
|Santiago 5:6|
Jini të durueshëm edhe ju dhe forconi zemrat tuaja, sepse ardhja e Zotit është afër.
-
7
|Santiago 5:7|
Mos u ankoni nga njeri tjetri, vëllezër, që të mos dënoheni; ja, gjykatësi është te dera.
-
8
|Santiago 5:8|
O vëllezër të mi, merrni si shembull vuajtjeje dhe durimi profetët, që folën në emër të Zotit.
-
9
|Santiago 5:9|
Ja, ne shpallim të lum ata që duruan; ju keni dëgjuar për durimin e Jobit, dhe e keni parë fatin përfundimtar që Zoti i rezervoi, sepse Zoti është plot mëshirë e dhembshuri.
-
10
|Santiago 5:10|
Dhe, para së gjithash, vëllezër të mi, mos bëni be as për qiellin as për dheun, as mos bëni ndonjë be tjetër; por le të jetë "po' -ja juaj "po' dhe "jo' -ja "jo', që të mos bini nën dënim.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19