-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Santiago 4:1|
Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas që të shpenzoni për kënaqësitë tuaja.
-
2
|Santiago 4:2|
O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë.
-
3
|Santiago 4:3|
Apo pandehni se Shkrimi thotë kot: "Fryma që rri në ne a lakmon deri në smirë'?
-
4
|Santiago 4:4|
Por ai jep hir edhe më të madh; prandaj thotë: "Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve'.
-
5
|Santiago 4:5|
Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju!
-
6
|Santiago 4:6|
Afrohuni te Perëndia dhe ai do t´ju afrohet juve; pastroni duart tuaja, o mëkatarë; dhe pastroni zemrat o njerëz me dy mendje!
-
7
|Santiago 4:7|
Pikëllohuni, mbani zi dhe qani; të qeshurit tuaj le të kthehet në zi, dhe gëzimi në trishtim.
-
8
|Santiago 4:8|
Përuluni përpara Zotit, dhe ai do t´ju lartësojë!
-
9
|Santiago 4:9|
Mos flisni keq për njeri tjetrin, vë-llezër; ai që flet kundër vëllait dhe e gjykon vëllanë e vet, flet kundër ligjit dhe gjykon ligjin; dhe, po të gjykosh ligjin, ti nuk je zbatues i ligjit, por gjykatës.
-
10
|Santiago 4:10|
Ka vetëm një Ligjdhënës, që mund të të shpëtojë ose të të çojë në humbje; por ti kush je që gjykon një tjetër?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7